Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Dhëmblan të Tepelenës, ku banorët kanë gjetur trupin e pajetë të një 56-vjeçari brenda një stani.
Policia njofton se nga inspektimi i vendngjarjes nuk janë konstatuar shenja dhune, dhe dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale.
Rastit i janë referuar organet e prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Gjirokastër, të cilat po vijojnë hetimet dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.









