-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Libofsha e përmbytur nga lumi Seman, banori: Presim të na ndihmojë shteti

Kryesoret

Situata në fshatin Hasturkas, të njësisë administrative Libofshë vijon të mbetet problematike edhe 24 orë pas daljes së lumit Seman nga shtrati, ndonëse niveli i ujit ka shënuar një rënie të lehtë.

Sipas banorëve të zonës, uji është ulur rreth 20 cm, por pavarësisht kësaj, 20 banesa vazhdojnë të jenë të përmbytura, ndërsa dëmet janë të konsiderueshme edhe në stane, sipërfaqe të mëdha tokash bujqësore , kultura të mbjella, kryesisht vreshta, ullinj dhe foragjere , por edhe koshere bletësh.

“Unë kam 70 dynym tokë, të mbjellë me tërshërë jonxhë, i kam të përmbytyra komplet. Nuk e dimë se çfarë do të bëhet. Presim të na ndihmojë shteti, sytë nga qeveria i kemi. Kujt t’i kërkojmë tjetër mbështetje. Dëm në blegtori nuk pata. Argjinatura është çarë në 3-4 herë, duhet të marrin masa që të izolohet se toka është e tejngopur me ujë. Apeli ynë, qeveria të marrë masa. I kërkojmë ndihmë shtetit”, u shpreh një banor.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit