Autoritetet njoftojnë se segmenti rrugor pranë tuneleve panoramike në Qafë Thore, rreth km 5.5, është bllokuar pas riaktivizimit të ortekëve si pasojë e temperaturave të larta dhe ndikimit të diellit mbi borën në shpatin malor.
Ndërhyrjet për pastrim aktualisht janë të rrezikshme dhe qarkullimi për të gjitha llojet e automjeteve ndalohet deri në stabilizimin e situatës.
Rreziku mbetet i lartë dhe qytetarët këshillohen të shmangin kalimin në këtë zonë deri në njoftim të dytë.









