-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Spitani i Lezhës nën ujë/ Fermerët kërkojnë ndihmë për dëmet

Kryesoret

Fushat e Spitënit në Lezhë janë përmbytur sërish nga reshjet e ditëve të fundit. Dhjetëra hektarë tokë bujqësore ndodhen nën ujë për më shumë se 10 ditë, duke shkaktuar dëme të mëdha për fermerët.

Fermerët thonë se kjo është hera e tretë brenda 40 ditëve që tokat e tyre përmbyten. Ata kërkojnë kompensim, pasi humbjet janë të mëdha dhe disa nuk kanë marrë ende ndihmë nga institucionet.

Një prej tyre tha se ka 60 dynym grurë dhe 150 dynym jonxhë të dëmtuar, ndërsa dëmet e tjera për fermerët e zonës janë gjithashtu të mëdha. Sipas tyre, shkaku kryesor i përmbytjeve është mosfunksionimi i kanaleve kulluese dhe menaxhimi i dobët i argjinaturave.

Bashkia Lezhë ka ndërhyrë disa herë për hapjen e kanaleve, por toka e Spitënit është shumë e ulët, dhe kur bie shi me intensitet të lartë, uji nuk largohet dot, duke shkaktuar përmbytje masive. Fermerët kërkojnë që dëmet të verifikohen dhe që të marrin ndihmë sa më shpejt.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit