Një aksident ka ndodhur rreth orës 1:30 të mëngjesit të 10 janarit pranë “Urës së Halilit”, ku automjeti me të cilin udhëtonin 24-vjeçari Andi Losha dhe 30-vjeçari Jurgen Karaj ka përfunduar në ujërat e zallit të lumit Dars.
Andi Losha, i cili drejtonte automjetin, arriti të shpëtojë, ndërsa Jurgen Karaj dyshohet se është rrëmbyer nga rrjedha e fortë dhe aktualisht konsiderohet i zhdukur.
Që nga momenti i aksidentit, Forcat e Armatosura, Shërbimi Zjarrfikës i Bashkisë Klos, Bashkia Mat, familjarë dhe vullnetarë po kryejnë kërkime përgjatë gjithë rrjedhës së lumit Mat, deri në liqenin e Ulzës, një distancë mbi 25 kilometra.
Megjithatë, deri më 6 janar kërkimet nuk kanë dhënë rezultat.
/5pyetjet.al









