Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka kontaktuar personalisht presidentin amerikan, Donald Trump, duke i sugjeruar të mos ndërmarrë një sulm të menjëhershëm ndaj Iranit. Ky komunikim ndodhi ndërsa vendi po përballet me protesta masive kundër qeverisë dhe një reagim të ashpër të autoriteteve iraniane.
Sipas burimeve, Trump është informuar se Irani ka pezulluar ekzekutimet e planifikuara dhe nuk ka synime për sulme ndaj disidentëve.
Ky zhvillim është parë si një sinjal se SHBA po zgjedh të ndjekë një qasje më diplomatike, duke intensifikuar presionin politik dhe ekonomik në vend të ndërhyrjes ushtarake.
Analistët thonë se iniciativa e Netanyahut dhe vendimi i SHBA-së për të shmangur një sulm të menjëhershëm tregojnë një përpjekje për të ulur tensionet rajonale dhe për të mbrojtur protestuesit pa përshkallëzuar konfliktin.









