Gjyqi ndaj ish-ministrit Ilir Beqaj, i akuzuar për koncesionin e sterilizimit, është shtyrë për në datën 3 shkurt në orën 12:00, pas një debati mbi mënyrën e qasjes në provat hetimore dhe mungesën e pajisjeve për t’i konsultuar ato.
Drejtoria e Burgjeve njoftoi se nuk ka infrastrukturën e nevojshme për të lejuar mbrojtjen e Beqajt të lexojë materialet hetimore përmes një kompjuteri të izoluar nga interneti, siç kishte kërkuar avokati i tij.
Gjatë seancës, Beqaj e përshkroi procesin si të ndikuar nga presioni politik dhe kritikoi mungesën e ekspertizës për trajtimin e provave. Ai e krahasoi situatën me gjyqet e vitit 1946, duke theksuar se provat shpesh nuk paraqiten qartë dhe publiku ndërhyn në proces, duke e bërë gjyqin “të politizuar dhe jo transparent”.









