Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, mori pjesë në ceremoninë e homazheve që u mbajtën në Dubovik të Deçanit, përkujtim i 44-vjetorit të rënies së vëllezërve Jusuf dhe Bardhosh Gërvalla, si dhe Kadri Zekës.
Gjatë ceremonisë, Haradinaj pati një takim me Donika Gërvallën, ministren e Jashtme në detyrë, ku të dy shtrënguan duar.
Ky moment ka një rëndësi të veçantë, duke qenë se gjatë fushatës zgjedhore të vitit 2025, Donika Gërvalla kishte kritikuar ashpër Haradinajn, duke e cilësuar atë “gjeneral të vetëshpallur” dhe “hero të sajuar”, duke nxitur polemika të ashpra mes tyre.









