Në fshatin Spathar të Librazhdit, janë regjistruar rrëshqitje masive të tokës që kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme.
Fenomeni ka nisur rreth orës 14:30 dhe ka përshkallëzuar pas një ore, duke prekur lagjen Hoxha dhe zonën e depozitës së ujit.
Dhjetëra shtëpi janë dëmtuar lehtë dhe shtatë të tjera rëndë.
Autoritetet janë informuar dhe janë duke monitoruar situatën, ndërsa pritet një vlerësim i plotë i dëmeve.
Ky nuk është hera e parë që fshati Spathar përballet me rrëshqitje të tilla.









