Sulmuesi kosovar Vedat Muriqi po konsiderohet si një opsion prioritar për Fenerbahçe-n gjatë merkatës së janarit.
Golat e tij në pjesën e parë të sezonit në La Liga kanë tërhequr vëmendjen e klubit turk, i cili po kërkon zëvendësimin e sulmuesit Youssef En-Nesyri, i cili ka hyrë në radarët e klubeve të Premier League si Nottingham Forest dhe Everton.
Muriqi ka luajtur më parë te Fenerbahçe gjatë sezonit 2019-2020 dhe është vënë në dijeni të interesit të klubit nga menaxheri i tij, Mirsad Türkcan.
31-vjeçari ka shfaqur gatishmëri për të rikthyer në Turqi, ndërsa trajneri Tedesco e ka bërë prioritet këtë transferim.
Tani mungon vetëm dakordësia mes klubeve për çmimin e kartonit të lojtarit.









