Presidentja e përkohshme e Venezuelës, Delcy Rodriguez, njoftoi të premten se kishte shkarkuar nga qeveria Alex Saab, një njeri që konsiderohet si një nga më besnikët e presidentit të rrëzuar Nicolas Maduro. “Falënderoj shokun tim Alex Saab për punën e tij në shërbim të vendit; ai tani do të marrë detyra të reja”, tha presidentja e përkohshme Rodriguez nëpërmjet Telegram, duke njoftuar zëvendësimin e tij në ministri nga Luis Antonio Villegas.
Alex Saab, i cili u arrestua në vitin 2021 dhe u burgos në Shtetet e Bashkuara, i akuzuar për krijimin e një sistemi abuzimi me ndihmën humanitare në dobi të zotit Maduro dhe qeverisë së tij, u shkëmbye në dhjetor 2023 me dhjetë amerikanë që ishin të burgosur në Venezuelë. Ai u emërua Ministër i Industrisë në dhjetor 2024./ Protothema









