-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Alimehmeti: Këtë shtet e ka kapluar e keqja, duhet të angazhohemi për ndryshim

Kryesoret

Në një takim të zhvilluar në Kombinat, kryetari i këshilltarëve bashkiakë të PD, Ilir Alimehmeti, ka kritikuar ashpër qeverinë për politikat e saj dhe ka denoncuar planin për shembjen e banesave në zonë për të hapur rrugë për ndërtimin e kullave.

Ai ka akuzuar shtetin se është “kapur nga narkotrafiku” dhe ka bërë thirrje për angazhim të fortë për të frenuar këtë zhvillim.

“Këtë shtet e ka kapluar e keqja. Jemi të kapur nga narkotrafiku dhe të rinjtë po largohen nga vendi, ndaj duhet të angazhohemi.”

Alimehmeti theksoi gjithashtu se në Kombinat po synohet shembja e banesave për të hapur rrugë ndërtimit të kullave, duke e cilësuar këtë si një qasje të dëmshme për komunitetin.

Ai bëri thirrje për pjesëmarrje në protestën e thirrur nga Partia Demokratike më 24 janar, duke theksuar se “PD është partia e fjalës së lirë dhe këto qëndrime duhet të përkthehen në veprime konkrete.”

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit