Elbasani po kalon një moment të vështirë në kampionat, duke ndalur në tre ndeshjet e fundit kundër skuadrave që luftojnë për mbijetesën.
Pas humbjes 3-2 ndaj Bylisit, barazimit 1-1 me Tiranën dhe një tjetër barazimi me Flamurtarin, verdheblutë kanë humbur terren në garën për vendin e parë.
Këto rezultate të dobëta vijnë si pasojë e një mungese të theksuar të organizimit dhe agresivitetit të skuadrës, si dhe mungesës së kapitenit Bruno Lulaj, i cili për arsye dëmtimi ka lënë bosh pozitat e mbrojtjes.
Elbasani ka pësuar pesë gola në tri ndeshje, një shifër e lartë për një ekip që ka pasur një nga mbrojtjet më të forta. Situata e komplikuar kërkon rikthimin sa më shpejt të Lulajt për të stabilizuar skuadrën.









