-sidi education-spot_img
2.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ervin Salianji i pritur me entuziazëm në Lezhë, salla e mbushur me demokratë

Kryesoret

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, zhvilloi një tjetër takim në kuadër të turit të tij në qytetin e Lezhës. Pjesëmarrësit, shumica e të cilëve ishin mbështetës të PD-së, e pritën atë me entuziazëm dhe brohoritma, ndërsa Salianji ka shfrytëzuar mundësinë për të sqaruar qëllimet e tij.

Ai hodhi poshtë thashethemet që lidhen me mundësinë e krijimit të një partie të re dhe theksoi se nisma e tij është e fokusuar vetëm në forcimin e Partisë Demokratike dhe për ta kthyer atë në një forcë fituese.

“Po e them për cilido që e gënjen mendja, unë nuk krijoj forcë tjetër politike, shtëpia ime është PD. PD do ta ndryshojmë, do ta bëjmë fituese,” deklaroi ai.

Ndërkohë, Salianji iu përgjigj kritika-ve të disa kolegëve të tij demokratë, duke i cilësuar ato si fjalë të nxitura nga frika e humbjes së privilegjeve dhe jo nga një qëndrim të argumentuar. Ai theksoi se ato ishin pasojë e frikës dhe jo e arsyes. “Çfarë nuk po thonë edhe për mua. Mos u mërzisni, njerëzit e trembur nga humbja e privilegjeve të pushtetit të opozitës çfarë nuk do thonë,” tha Salianji.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit