-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

FMN: Ballkani nën mesataren globale të inflacionit, Shqipëria e qëndrueshme

Kryesoret

Çmimet në Shqipëri gjatë vitit 2025 ishin të qëndrueshme, dhe inflacioni mesatar arriti në nivelin 2.2%. Ndërkohë, për vitin 2026, Fondi Monetar Ndërkombëtar parashikon që inflacioni të arrijë normën mesatare 2.8%, një nivel që ruan stabilitetin e tregut dhe të ekonomisë tonë.

Kjo shifër del nga raporti i fundit i FMN-së, ku shumica e ekonomive në botë pritet të përjetojnë ngadalësim të rritjes së çmimeve, me normën mesatare globale të inflacionit të ulur në rreth 3.7%, nga rreth 4.2% në vitin 2025.

Për vendet e Ballkanit Perëndimor, parashikimet e FMN-së tregojnë nivele të moderuara të inflacionit për vitin 2026. Maqedonia e Veriut parashikohet me një normë rreth 3.0%, Kosova rreth 2.7%, dhe Mali i Zi rreth 2.3%, shifra që e vendosin rajonin nën mesataren globale dhe brenda një game të qëndrueshme të rritjes së çmimeve.

Ndërkohë, Serbia pritet të shfaqë një inflacion më të lartë, rreth 4%, duke tejkaluar jo vetëm fqinjët, por edhe mesataren e parashikuar për Ballkanin.

Në një kontekst më të gjerë global, FMN vë në dukje se ekonomitë e përparuara të Evropës dhe Azisë pritet të përjetojnë rritje çmimesh nën 2%.

Në Shtetet e Bashkuara, disa rreziqe mund të ndikojnë në treg, me efektet që do të prodhojnë tarifat, duke zbutur rritjen e çmimeve të vitit 2025./ Euronews

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit