-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE- Pjetri kritikon Berishën: Demokratët po mashtrohen

Kryesoret

Ndrec Pjetri, më i votuari i listës së hapur të PD në Durrës, ka kritikuar ashpër lidershipin e Partisë Demokratike gjatë një takimi me demokratët e Lezhës.

Pjetri u shpreh se “demokratët po mashtrohen”, duke shtuar se për katër vjet radhazi në selinë e PD nuk ka shkelur asnjë ambasador, çka sipas tij do të thotë se partia nuk ka mbështetje nga ndërkombëtarët.

Ai theksoi se propagandat që sugjerojnë se “Rama do të largohet nga ndërkombëtarët” janë mashtrime për të mbajtur demokratët peng.

Në fjalën e tij, Pjetri analizoi disa nga problemet e PD-së, duke përmendur bandat, trysninë e shtetit dhe humbjen e besimit që ka çuar në një rënie të konsiderueshme të numrit të votave që partia ka marrë që nga zgjedhjet e 2021. Ai theksoi gjithashtu se me këtë regjim, “nuk ka rrugë tjetër, përveç përballjes,” dhe kritikoi ata që sugjerojnë rrugë të tjera, duke thënë se ata shërbejnë vetëm për forcimin e regjimit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit