Vedat Muriqi shkëlqeu në La Ligën e Spanjës. Sulmuesi i Kosovës shënoi 3 gola në ndeshjen që skuadra e tij, Majorka, arriti ndaj Bilbaos.
Muriqi realizoi në minutën e 5-të, në minutën e 42-të dhe përfundimisht në minutën e 69-të. Ylli “dardan” ishte njeriu që kaloi tri herë Majorkën në avantazh.
Muriqi është kandidat për Këpucën e Artë në La Ligën e Spanjës, në vendin e dytë të renditjes me 14 gola pas Mbapes me 19 gola.









