Gjykata e Durrësit ka lënë në fuqi masën “arrest me burg” për ish-drejtorin e Burgut të Durrësit, Indrit Cërloj, i cili akuzohet për shpërdorim detyre pas arratisjes së Altin Ndocit, të paraburgosurit që arratisi gjatë një vizite mjekësore.
Mjekja Ylvete Sema, gjithashtu është lënë në masën “arrest shtëpie”. Pas ngjarjes, Cërloji u shkarkua nga detyra, dhe hetimet zbuluan shkelje të procedurave të shoqërimit të të paraburgosurve.
8 punonjës të Policisë së Burgjeve u arrestuan, pasi rezultoi se nuk ishin respektuar rregullat dhe aktet nënligjore për sigurimin e të paraburgosurve. Hetimet vazhdojnë.









