Ernest Muçi ka vazhduar të jetë figura kyçe për Trabzonspor, duke shënuar gola të rëndësishëm që mbanin ekipin në garë për titullin.
Goli i tij në shtesë kundër Kocaelispor i dha tri pikë të rëndësishme skuadrës që vazhdon të ndjekë nga afër kreun e klasifikimit, duke e çuar në tetë golat e tij në këtë sezon.
Megjithatë, në fund të ndeshjes, ndonëse priteshin vetëm lëvdata për performancën e tij, trajneri Fatih Teke ka shprehur kritika për sulmuesin shqiptar.
Ai theksoi se, megjithëse dëshira dhe ambicia e Muçit janë të paprekshme, ai ende nuk është në nivelin që kërkohet për skuadrën. “Ne duhet të bëjmë më mirë në fazën mbrojtëse. Falë Zotit ne morëm 3 pikët, përndryshe do të ishim duke folur për gjëra të tjera,” shtoi Teke, duke lënë shumëkënd të habitur nga kritika ndaj një prej lojtarëve më të formë në kampionatin turk.









