Rrëshqitjet e tokës kanë shkaktuar dëme të mëdha në fshatin Spathar të Librazhdit, duke përfshirë banesa, infrastrukturë rrugore dhe toka bujqësore.
Lëvizjet e tokës nisën dy ditë më parë, por fenomeni u intensifikua në ditën e dytë.
Situata u përkeqësua në orët e vona të pasdites, kur rrëshqitja përfshiu një bllok të tërë banimi në Lagjen Hoxha.
Sipas Emergjencave Civile të Bashkisë Librazhd, shtatë banesa janë dëmtuar rëndë dhe konsiderohen të pabanueshme.
Zona e prekur ndodhet afër ish-depos së furnizimit me ujë të qytetit të Librazhdit. Grupi i Emergjencave po monitoron situatën dhe po punon për masat e nevojshme të shpëtimit dhe ndihmës.









