I ftuar në emisionin “5 Pyetjet”, juristi Indrit Sefa komentoi politikat e ish-presidentit amerikan Donald Trump, duke theksuar se lufta e tij është e drejtuar hapur kundër emigracionit.
Sipas tij, këto janë lëvizje pezulluese dhe momentale, ndërsa administrata republikane aktuale rezulton edhe më e ashpër se vetë Trump. Ai nënvizoi se çdo taksë e vendosur shkon në favor të popullsisë amerikane dhe jo të emigrantëve.
“Lufta e Trump është me emigracionin dhe kjo është e dukshme. Këto janë lëvizje pezulluese momentale. Zëvendëspresidenti sot është edhe më i egër se Trump. Partia Republikane në Amerikë është politika e Trumpit dhe fatkeqësisht nuk ka asnjë lidhje me shqiptarët. E vetmja lidhje që ekziston është përmes taksave donatore, të cilat janë mbajtur më të ulëta. SHBA i ka bërë një të mirë shumë të madhe shtetit shqiptar përmes asistencës që po i jep SPAK-ut, duke e bërë vendin më atraktiv përmes zbatimit të ligjit. Trump nuk po bën asnjë nga ato që ka thënë.”









