Shqiptari i vrarë sot në burgun e Koridhalos në Greqi është Jani Aliaj, një emër shumë i njohur për botën e krimit. Ai u vra sot paradite me thikë nga një i burgosur grek i dënuar përjetë teksa kanë dalë në ajrim.
Jani Aliaj rezulton i dënuar me burgim të përjetshëm nga drejtësia shqiptare për vrasjen e Elton Çiços, e kryer për motive hakmarrjeje. Ai ishte ne proces ekstradimi nga Greqia në Shqipëri.
Ngjarja e rëndë ndodhi më 1 maj 2016 në zonën e ish-Bllokut, në Tiranë. Jani Aliaj u arrestua më 3 janar 2025 në Athinë pas 9 vitesh në arrati për vrasjen e Elton Çiços në zonën e ish-Bllokut në Tiranë.









