Zbardhen të tjera detaje në lidhje me vrasjen e Jani Aliajt dje në burgun grek.
Mediat greke kanë sjellë sërish në fokus vrasjen e personazhit të rrezikshëm të drejtësisë shqiptare, i cili u sulmua dje për vdekje brenda burgut të sigurisë së lartë Korydallos në Greqi.
Viktima, ndaj të cilit sipas burimeve ekzistonte një “urdhër vdekjeje”, kishte shpëtuar për mrekulli nga një atentat i ngjashëm rreth gjashtë muaj më parë, po në të njëjtin burg.
Ngjarja e rëndë ndodhi kur një i burgosur grek 27-vjeçar, gjithashtu i konsideruar si kriminel i rrezikshëm, hyri në qelinë e tij dhe e goditi me thikë disa herë, duke i shkaktuar plagë fatale.
Pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme, 49-vjeçari humbi jetën si pasojë e plagëve të marra.









