Një ngjarje e rëndë ka ndodhur rreth orës 00:40 në aksin rrugor Mamurras–Fushë Krujë, pranë mbikalimit të fshatit Bushnesh, ku dy drejtues mjetesh janë përfshirë në një konflikt. Si pasojë, ka humbur jetën 57-vjeçar Petrit Ndou.
Ngjarja ka filluar për shkak të një gërvishtjeje të automjeteve të dy drejtuesve. Konflikti ka eskaluar me sharje dhe fyerje mes tyre, ndërsa 28-vjeçari, autori i krimit, ka goditur viktimën disa herë me çekiç në kokë dhe trup. Çekiçi, i cili ishte në automjetin e autorit, ka qenë arma e përdorur në sulm.
Autori është shprehur para hetuesve:
“Nuk doja ta vrisja, ishte një konflikt i çastit dhe situata më doli nga kontrolli.” Policia ka arrestuar 28-vjeçarin dhe po vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.









