Situata e mungesës së energjisë elektrike në spitalin qendror QSUT ka shkaktuar shqetësim të madh, pasi kjo ka rrezikuar jetën e pacientëve, duke vënë në pikëpyetje sigurinë dhe funksionimin e institucioneve shëndetësore në vend.
Adriatik Lapaj, kreu i “Shqipëria Bëhet”, ka reaguar ashpër ndaj kësaj situate dhe ka ngritur pyetje lidhur me menaxhimin e financave publike dhe përparësitë e investimeve në sektorin shëndetësor.
“Spitalet si QSUT kanë linja të dyfishta dhe gjeneratorë, nuk mund të ndodhin situata të tilla. Fikja e dritave është thjesht fatale! Nuk ka fare rëndësi arsyeja përse nuk ka drita, dritat aty thjesht nuk mund të mungojnë. Është fatale! 8 milion euro në vit për koncesionin e Check up-it; 100 milion euro për koncesionin e sterilizimit; Si ka mundësi që ka miliona euro për koncesione, por nuk sigurojmë dot dritat në spitalin kryesor të vendit?”









