Me rastin e Dita e zbulesës së Zotit për hedhjen e kryqit me kalendarin Julian në Epidafin e Rostushës në Radikë u thanë fjalët e lutjeve edhe në gjuhën shqipe nga at Nikoll Kedhi ardhur nga Tirana në këtë ditë të shenjtë.
Kjo është hera e parë që ndodh në Maqedoninë e Veriut. Në fshatin Rostush, në një tubim lutjeje, besimtarët u mblodhën rreth kupës së shenjtë, për të shijuar jetën e ripërtërirë që jepet në Eukaristinë Hyjnore. Liturgjia e Shenjtë Baziliane, e cila u krye nga igumeni Peshkopi Antaniski G. Partenji, ishte qendra dhe burimi i vërtetë i të gjithë kremtimit festivë.
Ishte padyshim një pamje e jashtëzakonshme dhe e bekuar se si kisha në Rostush ishte e mbushur me besimtarë, të cilët nxituan të merrnin pjesë gjallërisht në Festën.
Në ceremoni mori pjesë edhe Ambasadori i Republikës së Shqipërisë, Denion Mejdani, i cili ndau gëzimin e kësaj feste të madhe të krishterë, duke dëshmuar se Epifania nuk është vetëm një ngjarje kishtare, por edhe një ngjarje thellësisht njerëzore dhe komunitare.









