-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

PD: Kriza shqiptare nuk është një çështje e brendshme, prek sigurinë euroatlantike

Kryesoret

Deklarata e zëdhënëses së PD, Floriana Garo:

Partia Demokratike e konsideron jashtëzakonisht të rëndësishëm faktin që shqetësimet për qeverisjen, korrupsion dhe shtetin e së drejtës në Shqipëri po artikulohen me forcë në institucionet më të larta të vendimmarrjes amerikane, siç është Kongresi. Kjo tregon se kriza shqiptare nuk është një çështje e brendshme, por një problem që prek demokracinë, stabilitetin rajonal dhe sigurinë euroatlantike.

Në një seancë dëgjimore të Kongresit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në Komisionin për Punë të Jashtme, Nënkomisioni për Europën, eksperti i njohur i rajonit tw Ballkanit Edward P. Joseph, Lektor në Johns Hopkins University, u është përgjigjur pyetjeve të kongresmenëve amerikanë për Shqipërinë.

Para 2 ditësh Kongresi ka zbardhur pyetje përgjigjet dhe unë sot do t’iu lexoj 2 shkwmbimet e para mes Kongresmenit Keith Self dhe z. Joseph, për të kuptuar më mirë se, janë jo vetëm përgjigjet, por edhe pyetjet që shprehin alarmin për atë që po ndodh në Shqipëri dhe që pushteti me borizanët e tij në media mundohen çdo ditë të mbulojnë.

Pyetja 1Pavarësisht një dekade reformash në drejtësi të mbështetura nga SHBA në Shqipëri, si e vlerësoni vazhdimësinë e shqetësimeve serioze mbi pavarësinë e gjyqësorit, sigurinë dhe procesin e rregullt ligjor—sidomos në dritën e gjetjeve të OSBE/ODIHR se liderë të opozitës iu nënshtruan procedimeve penale përpara zgjedhjeve të fundit parlamentare?Pyetjet e Komisionit nuk mund të ishin më të qëlluara në kohë.

Shqipëria po përballet me testin më serioz të sundimit të ligjit në më shumë se një dekadë, në një klimë shqetësimesh në rritje lidhur me pavarësinë e drejtësisë, procesin e rregullt ligjor dhe integritetin zgjedhor.

Protestat e fundit, të nxitura nga marrja e pandehur e Zëvendëskryeministres dhe Ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku, kanë katalizuar një përballje të vonuar prej kohësh me gjendjen e sistemit të drejtësisë në Shqipëri. Këto zhvillime theksojnë urgjencën që Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian të shqyrtojnë nga afër situatën dhe të bëjnë të qartë, në nivelet më të larta, se Uashingtoni dhe Brukseli presin që sundimi i ligjit të mbizotërojë.Administrata Trump nuk duhet të ndërhyjë në punët e brendshme të Shqipërisë.

Megjithatë, ajo duhet të koordinohet ngushtë me BE-në për të shfrytëzuar atë që mund të jetë një mundësi e shkurtër për të çuar përpara reforma të bllokuara prej kohësh. Akuzat e dala në fund të vitit 2025—pas seancës dëgjimore “Flashpoint” të Nënkomisionit për Evropën—janë veçanërisht serioze….

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit