-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Përplasje mes shoferëve në Mamurras-Krujë, i riu vret 60-vjeçarin me çekiç pas një konflikti

Kryesoret

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot rreth orës 00:40 në aksin Mamurras–Krujë, ku një konflikt mes dy drejtuesve të mjeteve ka përfunduar me vdekjen e Petrit Ndou.

Autor i dyshuar i ngjarjes është Andi Vokri, i cili është arrestuar në flagrancë nga policia.

Hetimet janë në vijim për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 00:40, në aksin rrugor “Thumanë-Krujë”, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, është goditur me sende të forta dhe për pasojë ka humbur jetën shtetasi P. N., 57 vjeç.

Shërbimet e Policisë kanë kapur dhe shoqëruar autorin e dyshuar dhe shtetas që mund të ketë dijeni për ngjarjen, por për shkak të hetimit, nuk jepen të dhënat e tyre.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të ngjarjes.

Në përfundim të veprimeve hetimore, do të jepet informacion i plotë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit