Një debat i fortë u zhvillua në Komisionin e Ligjeve gjatë shqyrtimit të projektligjit “Për kontrollin e lëndëve narkotike”.
Deputeti i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, u përplas ashpër me zv/ministren e Shëndetësisë, Eugena Tomini, duke akuzuar qeverinë se përmes këtij ligji po tenton të legalizojë importin e drogës dhe të ligjërojë trafikun.
Blushi e cilësoi këtë projektligj si një përpjekje të hapur për të legalizuar trafikun e drogës në vend, duke thënë.
“Narkoshteti ka vendosur të legalizojë me ligj importin e drogës. Kreu i narkoshtetit ka sjellë për miratim një ligj për kontrollin e lëndëve narkotike, kur ai vetë akuzohet si përdorues.”
Ai kërkoi transparencë të plotë për kompanitë që do të operojnë në këtë fushë dhe për procesin e licencimit të kompanive për eksportin dhe importin e lëndëve narkotike, duke shtuar se ky ligj vjen në një moment kur Shqipëria është damkosur si “narkoshtet”.









