Shefja e ambasadës amerikane në Tiranë ka zhvilluar një takim me ministren e Shëndetësisë. Ambasada thekson se Nancy VanHorn dhe Evis Sala shqyrtuan mundësitë se si kompanitë farmaceutike dhe teknologjia amerikane mund të përmirësojnë cilësinë në Shqipëri.
“Në takimin e tyre të parë zyrtar, e Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn dhe Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale Evis Sala diskutuan se si inovacioni dhe transparenca mund të transformojnë kujdesin shëndetësor. Ato shqyrtuan se si kompanitë farmaceutike dhe teknologjia amerikane mund të përmirësojnë ofrimin dhe cilësinë e shërbimeve të shëndetit publik për të gjithë” thuhet në njoftimin e ambasadës amerikane në Tiranë.









