-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Homazhe për 21 Janarin/ Xhaxhai i Aleks Nikës: Kërkojmë drejtësi, jo hakmarrje për nipin tim

Kryesoret

Mark Nika, xhaxhai i Aleks Nikës, njërit nga katër protestuesit e vrarë gjatë ngjarjes tragjike të 21 Janarit, ka kërkuar sërish drejtësi për nipin e tij, 15 vjet pas vdekjes së tij.

Gjatë homazheve të mbajtura përkujtimor në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, Mark Nika shprehu shpresën se SPAK do të bëjë drejtësi për ngjarjen dhe se përgjegjësit nuk duhet të harrohen.

Ai theksoi se nuk kërkojnë hakmarrje, por drejtësi dhe se shoqëria shqiptare pret që ky proces të ecë përpara.

“Shpresoj që ambasadorët e vendeve aleate të na dëgjojnë. Ata na kanë premtuar se do të na mbështesin”, tha ai, duke shtuar besimin te SPAK dhe Gjykata e Strasburgut për të sjellë një dënim të merituar për ngjarjen.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit