-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Netanyahu pranon ftesën e Trump për t’u bashkuar me Bordin e Paqes, Norvegjia refuzon

Kryesoret

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka pranuar ftesën e Presidentit amerikan Donald Trump për t’u bashkuar me Bordin e Paqes, një strukturë ndërkombëtare që ka si qëllim të ndihmojë në zgjidhjen e konfliktit mes Izraelit dhe Hamasit dhe mbikëqyrjen e rindërtimit të Gazës.

Ky bord ka marrë mbështetje edhe nga Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Bahreini, ndërkohë që Shqipëria, Armenia dhe disa shtete të tjera janë gjithashtu të ftuara.

Megjithatë, Norvegjia ka refuzuar ftesën, duke theksuar se propozimi ka disa çështje të paqartë. Po ashtu, Franca dhe Suedia janë tërhequr dhe nuk kanë shprehur përkrahjen e tyre. Shtete si Kanada, Rusia, Turqia dhe MB ende nuk kanë dhënë një përgjigje.

Në këtë bord, shtetet anëtare mund të sigurojnë një mandat trevjeçar dhe mund të fitojnë statusin e përhershëm nëse kontribuojnë me 1 miliard dollarë. Trump do të mbajë postin e kryetarit, duke përfaqësuar Shtetet e Bashkuara.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit