Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka kritikuar vazhdimin e rënies së eksporteve shqiptare, duke theksuar se ky fenomen është një tregues i dështimit të modelit ekonomik të qeverisë.
Sipas saj, një vit pas tjetrit, sektori i eksportit është përballur me vështirësi, duke pasur pasoja të mëdha për disa sektorë kyç të ekonomisë.
“Për të shtatin vit radhazi eksportet janë në rënie, dhe produktet ‘Made in Albania’ nuk po arrijnë të shiten as në tregjet rajonale, as në ato europiane. Vetëm këtë vit eksportet kanë rënë me 6.1%, duke goditur rëndë sektorët e bujqësisë, prodhimit fason dhe energjisë. Bujqësia ka tetë vite në stanjacion, fasonët që dikur eksportonin në tregje ndërkombëtare sot nuk po shesin më, ndërsa sektori i energjisë po goditet nga mungesa e politikave mbështetëse. Rënia e eksporteve është një krizë për bizneset, fermerët dhe qytetarët shqiptarë, e cila po çon në mbyllje të bizneseve të vogla dhe rritje të çmimeve.”









