Qarkullimi i automjeteve në Unazën e Madhe të Tiranës ka paraqitur sot vështirësi të mëdha, me trafik kilometrik nga Paskuqani deri në Casa Italia.
Fluksi i lartë i mjeteve ka shkaktuar vonesa të konsiderueshme, duke bërë që lëvizja të jetë shumë e ngadaltë.
Ndërkohë, ende nuk ka raporte për aksidente, por ngarkesa e trafikut mbetet e lartë në këtë segment.
Autoritetet i bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve të jenë të kujdesshëm dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore për të shmangur bllokimet dhe për të siguruar një qarkullim më të sigurt.









