Në Forumin Ekonomik të Davos, Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka theksuar rëndësinë e Bordit të Paqes të prezantuar nga Presidenti Donald Trump.
Sipas tij, mundësitë që kjo iniciativë ofron janë të pafundme, duke përmendur sidomos rolin e Trump si një president që vepron dhe nuk mbetet vetëm me deklarata.
“Shpesh dëgjojmë deklarata pa veprime, por Presidenti Trump është presidenti i veprimit. Ai ka pasur vizionin dhe guximin për të bërë të pamundurën, siç e tregoi në Gaza,” tha Rubio.
Ai shtoi se Bordi i Paqes ka potencialin për të sjellë një paqe të qëndrueshme në Gaza dhe se ky është fillimi i një epoke të re, ku veprimi do të dominojë mbi fjalët.
Rubio falënderoi gjithashtu liderët që ishin të pranishëm dhe shprehu besimin se më shumë shtete do t’i bashkohen përpjekjes për paqe.









