Një mavijosje e dukshme në pëllëmbën e majtë të Donald Trump u vu re gjatë prezantimit të tij në Davos për Këshillin e Paqes, duke rikthyer thashethemet për mundësinë e një sëmundjeje të mundshme të presidentit amerikan.
Gazetarët e pyetën Trumpin për këtë pas kthimit të tij me Air Force One në SHBA.
“E pamë mavijosjen në dorën tuaj. Jeni mirë?”, e pyeti një gazetar, ndërsa Trump, i cili po përgatitej të largohej, u përgjigj: “Jam shumë mirë. E godita, dorën në një tavolinë. Do të thoja, merrni aspirinë nëse e keni zemrën e fortë, por mos e merrni nëse nuk doni të keni disa mavijosje.”
/5pyetjet.al









