Mbyll fjalën Sali Berisha, plas dhuna dhe kaosi në protestën e Partisë Demokratike përpara Kryeministrisë. Protesta nisi e qetë në orën 18 me fjalime nga drejtuesit e PD-së dhe simpatizantë. Më pas fjalën e mori kryetari Sali Berisha.
Me një fjalë më të shkurtër se herët e tjera, sapo Berisha e mbylli dhe mori flamurin në dorë duke e valëvitur nisi sulmi me molotov dhe fishekëzjarrë drejt Kryeministrisë.
Si pasojë e hedhjes së molotovëve nga pamjet u duk se kishte edhe efektivë të policisë të lënduar. Policia ndërhyri me ujë dhe gaz lotsjellës duke i larguar nga bulevardi, por më pas protestuesit u nisën drejt Kuvendit të Shqipërisë.









