Kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka reaguar pas lajmit të tronditshëm për ndarjen nga jeta të vajzës së vogël të futbollistit të KF Tiranës, Freddy Alvarez.
Në një mesazh zyrtar, Duka i shpreh ngushëllimet familjes dhe klubit, duke theksuar mbështetjen e tij në këtë humbje të dhimbshme.
“Lajmi tragjik i ndarjes nga jeta të vajzës së vogël të futbollistit të KF Tirana, Freddy Alvarez më ka tronditur pa masë.
Në këto momente të vështira, fjalët janë të pakta për të lehtësuar dhimbjen e një prindi dhe të një familjeje.
Në emrin tim dhe të Federatës Shqiptare të Futbollit, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta Freddy Alvarez-it, familjes së tij dhe klubit të Tiranës.
Jemi pranë jush në këtë humbje të pazëvendësueshme. U prehtë në paqe engjëlli i vogël”, shkruan Duka.”









