Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve njofton se më 25 janar 2026, Nicolae Ionnut Erion Deliver, i lindur në Rumani dhe banues në Shkodër, ka ndërruar jetë në IEVP Shkodër.
Ai ishte arrestuar më 7 tetor 2024 dhe akuzuar për “Vjedhje me dhunë” dhe “Prodhim dhe shitje narkotikësh”.
Sipas informacionit, ai është gjetur i shtrirë në shtrat, ku ka marrë ndihmën e parë mjekësore, por për shkak të parametra të ulët jetësorë, është transportuar me urgjencë në Spitalin e Koplikut, ku ka ndërruar jetë.
Drejtoria e Burgjeve ka njoftuar organet kompetente dhe po bashkëpunon për hetimin e ngjarjes.









