-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Përmbytja e fshatit Arapaj, banori: Gjithçka u përmbys dhe hodhëm prodhimin poshtë

Kryesoret

Fshati Arapaj në bashkinë e Roskovecit ishte një ndër më të goditurit nga vërshimi i lumit Seman.

Dhjetëra hektarë tokë bujqësore kanë qenë nën pushtetin e ujit për ditë me radhë, duke dëmtuar rëndë të mbjellat dhe serat e banorëve të zonës.

“Ne sapo kishim nisur prodhimin dhe shitjen, kur erdhën vërshimet. Gjithçka u përmbys dhe u detyruam ta hedhim të gjithë prodhimin poshtë”, shprehet qytetari.

Banorët thonë se kjo ishte përmbytja e dytë brenda 15 ditësh, ndërsa uji qëndroi në toka dhe sera për më shumë se 2 javë. Banorët thonë se deri më tani asnjë institucion nuk ka shkuar në terren për të verifikuar dëmet e shkaktuara.

Fermerët theksojnë se bujqësia dhe serat janë e vetmja burim jetese për ta dhe se mungesa e mbështetjes financiare rrezikon t’i çojë drejt falimentimit./ TCH

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit