Klubi i Elbasanit ka nënshkruar me mesfushorin senegalez Insa Boye, i cili ka ardhur nga ekipi Diambars FC. 23-vjeçari, i cili ka mbajtur shiritin e kapitenit te ekipi i tij i mëparshëm, është një kërkesë direkte e trajnerit Ivan Gvozdenovic, i cili e konsideron si profilin ideal për mesfushën e ekipit.
Boye gjithashtu ka qenë pjesë e përfaqësueses senegaleze, ku ka luajtur dy ndeshje.
Klubi i Elbasanit e ka mirëpritur mesfushorin duke shkruar: “Mirë se erdhe Insa Boye!”









