E Ngarkuara me Punë e Amerikës në Tiranë Nancy VanHorn u takua me deputetë të rinj nga Partia Socialiste dhe Partia Demokratike, sipas ambasadës për t’i përgëzuar ata teksa nisin Programin Ndërkombëtar të Vizitorëve Udhëheqës (IVLP).
Ambasada njofton se deputetët do të udhëtojnë së bashku në Washington, DC; Phoenix, Arizona; dhe Pensacola, Florida, për të forcuar bashkëpunimin SHBA–Shqipëri mbi prioritete të përbashkëta, si nxitja e lidhjeve tregtare, çuarja përpara e zhvillimit ekonomik transparent dhe mbrojtja e infrastrukturës kritike përmes përpjekjeve ndërpartiake.









