-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ndryshime në Kodin Penal, dekriminalizohet shpifja për gazetarët

Kryesoret

Pas 18 orësh diskutime, Kuvendi i Shqipërisë miratoi ndryshimet në Kodin Penal, ku përfshihej edhe dekriminalizimi i shpifjes për gazetarët. Partia Demokratike u shpreh kundër.

Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, mbrojti ndryshimet dhe i cilësoi ato si forcim të mbrojtjes për gazetarët dhe lirinë e medias.

Ndryshimet në Kodin Penal

“Një gazetar i punësuar ose i vetëpunësuar, i regjistruar dhe i njohur si i tillë në përputhje me legjislacionin në fuqi, pavarësisht nga shtetësia apo vendi ku ushtrohet aktiviteti, nuk mban përgjegjësi penale për veprën e shpifjes sipas këtij neni, për përhapjen me mirëbesim të të dhënave/thënieve ose çdo informacioni tjetër, përmes shtypit, medias audiovizive, medias elektronike ose platformave të tjera të komunikimit publik”.

Gjithsesi, për gazetarët ka disa kushte, të tilla që ky i fundit të mos ketë dijeni se informacioni është i rremë dhe të ketë bërë përpjekje të mjaftueshme për të verifikuar saktësinë.

Ndryshimet prekën edhe nenin që përcakton si vepër penale “Goditjet për shkak të detyrës”, ku u shtua edhe dhuna ndaj gazetarëve.

Ndryshimet e tjera në Kodin Penal prekin edhe dispozita të tjera që, sipas qeverisë, lidhen me përafrimin e legjislacionit me aktet e Komisionit Evropian, forcojnë shtetin e së drejtës dhe rrisin sigurinë publike.

Ndër to shtohet si vepër penale parkimi i dyfishtë, në rastet kur pengon seriozisht qarkullimin dhe mjetet e emergjencës. Dispozitat e reja sjellin një ashpërsim të dënimeve për veprat penale të kryera ndaj fëmijëve, ato me natyrë seksuale, përhapjen e terrorizmit, ndërtimet e paligjshme dhe zjarrvënien e qëllimshme.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit