Adnard Mehmeti dhe Kamer Qaka pritet të bashkohen me grupin në seancat e fundit stërvitore para ndeshjes së së shtunës me Elbasanin.
Dy mesfushorët ishin të detyruar të humbnin sfidën e fundit me Vllazninë për shkak të një viroze, por tani janë rikuperuar dhe do të jenë në dispozicion të trajnerit Oltijon Kërnaja.
Mehmeti ka qenë një nga lojtarët më të qëndrueshëm të skuadrës këtë sezon, duke luajtur në 17 ndeshje të Kategorisë Superiore, ndërsa ende nuk ka shënuar në kampionat.
Ndërsa Kamer Qaka, i ardhur në janar nga një eksperiencë e gjatë jashtë vendit, pritet të marrë më shumë përgjegjësi në mesfushë për sfidat e ardhshme, duke përdorur eksperiencën e tij nga kampionatet e huaja dhe përvojën me Shkëndijën e Tetovës.









