-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama viziton ekspozitën “Spaces in Dialogue”: Një udhëtim në 22 vite projekte

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama ka vizituar ekspozitën “Spaces in Dialogue” në Qendrën për Hapje dhe Dialog (COD), ku ka ndarë momente nga aktiviteti dhe ka theksuar se kjo ekspozitë është një “arkiv i përbashkët” që përfshin 22 vite projekte.

Rama e cilësoi ekspozitën si një udhëtim në projekte të realizuara gjatë kësaj periudhe, duke i dhënë një dimension të veçantë kujtesës kolektive.

“Në Qendrën për Hapje dhe Dialog (COD) ekspozita “Spaces in Dialogue”, një udhëtim në 22 vite projekte (2003–2025), të sjella si një arkiv i përbashkët. Projektet konkurruese dhe fituese janë të integruara në skulpturën e sallës, ndërsa botimet origjinale mund të shihen në hapësirën tjetër. Ekspozita frymëzohet nga vepra e artistit konceptual gjerman Thomas Demand, që eksploron kujtesën kolektive përmes hapësirave dhe momenteve të rikrijuara.”, shkruan Rama në rrjetet sociale.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit