-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tedi Blushi debat me Peleshin: Boll më! Dorëzoni Ballukun, mos na provokoni!

Kryesoret

Ti je dhe deputet i Qarkut të Korçës, a kalon dot nga rruga Qukës-Qafë Plloçë? Çfarë prove do më shumë se 260 milion euro të grabitura për një rrugë që nuk funksionon? Hapi rrugën drejtësisë se i ke vënë gjoksin topit të korrupsionit të Edi Ramës”.

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka debatuar me Niko Peleshin në Konferencën e Kryetarëve për imunitetin e Belinda Ballukut.

Ju miratoni ligje për të dënuar me burg shqiptarët për parkim dysh dhe nuk dorëzonin para drejtësisë Zv/kryeministren hajdute të kapur për vjedhje në flagrancë. Standardi që shqiptarët të bëjnë burg për parkimin dhe Zv/Kryeministrja të jetë e lirë për vjedhje është irrituese. Korrupsioni duhet të jetë vija e kuqe për Kuvendin.

Asnjë mbrojtje të mos ketë për çdo zyrtar hajdut që vjedh qytetarët më të varfër të kontinentit. Revoltuese të dënoni me burg shqiptarët e thjeshtë për parkimin dysh dhe të mbroni një hajdute të qindra milion euro. Imuniteti i duhej hequr dje, jo nesër. Boll e keqpërdoret Kuvendin për të mbrojtur me thonj korrupsionin e Edi Ramës.

Po legalizoni pandëshkueshmërinë dhe mbrojtjen e korrupsionit të Ramës. Dosja Balluku është dosja e Ramës, por hajdutëritë e tij nuk mund të tërheqin për veshi Kuvendin e Shqipërisë. Kuvendi nuk mund të kthehet në mburojë për hallet e Edi Ramës dhe Belinda Ballukut. Dorëzoni Ballukun dhe mos i provokoni më shqiptarët, përndryshe flaka e revoltës do mbërrijë edhe në zyrat e Kuvendit”, tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit