Kristjan Asllani është tashmë pjesë e Beşiktaşit, pasi klubi turk ka nisur procedurat e regjistrimit të tij në Federatën Turke të Futbollit.
Lojtari udhëtoi drejt Stambollit, ku kreu vizitat mjekësore dhe bëri edhe fotot e rastit me fanellën e ekipit.
Regjistrimi i tij në klubin turk do të bëhet sapo të mbyllen procedurat burokratike dhe të ndërpritet huazimi nga Torino, për të kaluar Asllanin nga Interi në Beşiktaş.
Mediat turke bëjnë të ditur se klubi është gati dhe Asllani do të jetë në dispozicion për ndeshjen e ardhshme kundër Koniaspor.
/5pyetjet.al









