-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Lamallari: 10 mijë të dënuar i kap amnistia penale

Kryesoret

Ministri i Drejtësisë, Besford Lamallari njoftoi se amnistia penale pritet të përfshijë mbi 10 mijë persona, duke përfshirë të dënuarit për vepra të ndryshme penale, por edhe ata që janë në ndjekje penale për shkelje të lehta.

“Nga amnistia penale pritet që të përfitojnë mbi 10 mijë persona të cilët janë dënuar për vepra të ndryshme penale, por edhe ata për të cilët janë nën ndjekje penale për vepra të lehta. Kemi grupe të vulnerabël, të cilët kanë kryer vepra të lehta, që përfitojnë nga amnistia.

Ata meritojnë të riintegrohen në shoqëri. Ndërkaq, vazhdon puna për reformën në drejtësi. Nuk mendohej nga askush që do kishim shembjen e kulturës së pandëshkueshmërisë, e kjo është bërë e mundur falë kësaj reforme tepër të rëndësishme dhe mbështetjes që i ka dhënë Partia Socialiste”.

Lamallari tha se nuk do të përfitojnë amnisti ata persona që janë nën hetim apo të dënuar nga GJKKO. “Nuk do të përfitojnë amnisti persona që janë dënuar apo janë nën hetim nga ana e GJKKO-së. Amnisti përfitojnë vetëm persona, që janë dënuar ose janë nën hetim për vepra të lehta penale”, deklaroi ministri.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit