-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Meta reagon pas vendimit të Apelit për masën e sigurisë: Manipulim i drejtësisë

Kryesoret

Ish-presidenti Ilir Meta ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Posaçme të Apelit, e cila rrëzoi kërkesën e tij për zbutjen e masës “arrest me burg”.

Meta, që prej më shumë se një viti ndodhet në paraburgim, e ka cilësuar këtë vendim si një manipulim të drejtësisë, duke e akuzuar gjykatën dhe prokurorët për tentativa të zgjatjes së qëndrimit të tij në burg në mënyrë të paligjshme.

“Asnjë çudi nga drejtësia me regji. Sot gjykata ju shmang gjykimit të ankesës të avokatëve të mi kundër vendimit për vazhdimin e paraburgimit për të mos marrë përgjegjësi. U provuan qartë dhe me fakte gënjeshtrat e prokurorëve për të manipuluar gjykatën për të zgjatur në mënyrë tërësisht të paligjshme paraburgimin tim. Për më shumë komunikojmë nesër.”

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit