-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Promovohet libri dokumentar ‘Tragjedia e Çamërisë’

Kryesoret

Çështja Çame është  një  dimension tepër i dhimbshëm i tragjedisë  kombëtare. Ngjarjet dhe faktet historike ruajnë  pafundësisht autonominë  e tyre. Ato nuk mund të  shlyhen, pasi përbëjnë  materien e paasgjë sueshme të  kujtesës kombëtare, kujtesë  e cila ka të  bëjë  me dinjitetin, lirinë  dhe individualitetin tonë  në  shekuj.

Gjenocidet burojnë  nga irracionaliteti i errët, çlirimi nga kompleksi i gjenocidit është  një  dëlirësim dhe triumf i miqësisë  së  popujve. Kjo është  e padiskutueshme. Populli çam nuk vuan nga kompleksi i gjenocidit dhe kjo është  pasuri shpirtërore e tij.

Këto mesazhe kumtuan studiuesit dhe historianët në  promovimin e librit dokumentar “Tragjedia çame”, që  u zhvillua në  ambientet e “Hotel Tirana Internacional”, të  enjen më  29 janar, nën kujdesin e Fondacionit Çamëia “Hasan Tahsini”, drejtuar nga z Alket Veliu, dhe fondacionit “Alternativa e së Ardhmes” (ALSAR), me kryetar z. Mehdi Gurra.

Sot na ka mbledhur fondacioni ALSAR, ky misionar i vlerave humaniste e kombëtare, drejtuar nga z. Mehdi Gurra i cili, duke zbatuar projekte kulturore, na ka dhënë shumë tituj të përzgjedhur, të lidhur ngushtë me kujtesën historike dhe promovimin e vlerave të humanizmit shqiptar, tha drejtuesi i Fondacionit Çamëria, Alket Veliu.

“Titujt e përzgjedhur nga botimet e ALSAR-it  trajtojnë, veç të tjerash, edhe  tema të çështjes kombëtare, konkretizim ky i vizionit të tij atdhetar. I tillë është edhe ky botim i veçantë për tragjedinë çame, përgatitur me dashuri dhe profesionalizëm nga bashkëautorët, historiani Qerim Lita dhe shkrimtari Shkëlzen Halimi, të cilët i përgëzoj në emër të fondacionit.

Kujtojmë se, në vitin 2020, fondacioni ALSAR, nën kujdesin e zoti Mehdi Gurra, ka botuar edhe veprën e Ibrahim Hoxhës  “Shtegtim nëpër Shqipërinë e Jugut: Çamëria”.

Gjenocidi ndaj popullsisë çame nuk duhet të harrohet kurrë, tha në  vijim zoti Veliu.

Kjo vepër duhet të shërbejë si mjet reference e konsultimi shkencor, si për specialistët e fushave përkatëse, për politikanët si edhe për lexuesit e interesuar, në shtëpi, shkolla e biblioteka.

Sot Çamëria dhe çështja çame kërcënohen nga shumë  faktorë  historikë, politikë  e diplomatikë. Ndaj është  shumë  i rëndësishëm sigurimi i jetëgjatësisë  së  dokumentave në  rrezik, duke garantuar arshivimin sa më  të  sigurt të  tyre, duke filluar me përmbledhje si kjo, deri te riprodhimet e tyre me teknika më  të  përparuara digjitale, më  të  sigurta dhe më  të  qëndrueshme se sa fotokopjimet dhe mikrofilmat klasikë.

Fondacioni Çamëria Hasan Tahsini ka ndërmarrë  një  iniciativë  për dixhitalizimin e gazetës Çamëria, regjistrimin e këngëve, konferencave shkencore, regjistrimin e dëshmive të  të  mbijetuarve të  gjenocidit dhe ruajtjen e trashëgimisë  së  pasur jomateriale të  trevës së  Çamërisë, me transkiptime, regjistrime dhe përshkrime, në  mënyrë  që  ato të  transmetohen brez pas brezi, për t’u ruajtur nga rreziku i tjetërsimit kulturor dhe i deformimeve historike.

Përfqësuesi i ALSAR tha se fondacioni është  shumë  i vëmendshëm ndaj kulturës dhe ndërgjegjes kombëtare shqiptare, dhe ka botuar disa libra që  i përkasin trashëgimisë  sonë  të  përbashkët. Fondacioni është  i përkushtuar tërësisht edhe ndaj trashëgimisë  çame, si pjesë  e trashëgimisë  kombëtare, dhe libri “Tragjedia Çame” ishte një  projekt që  fondacioni e trajtoi me shumë  përkujdesje, duke arritur në  një  botim cilësor.

Ky libër, përgatitur me mjaft profesionalizëm nga Qerim Lita dhe Shkëlzen Halimi, dhe që  vjen për lexuesin nga botimet ALSAR, përmbledh një  lëndë  mjaft të  bollshme dokumentare, që  duhet të  kthehet në  tekst historie, tha Akademik Profesor Pëllumb Xhufi. Autorët  që  kanë  mbledhur këtë  material të  çmuar, që  përfshin periudhën 1920-1946, të  shekullit të  XX, kanë  bërë  një  punë  prej “murgu”.

Ndoshta autorët do të  përgatisin edhe dy vëllime të  tjera, duke përpunuar dokumentacionin, që  tregon se si e ka trajtuar shteti shqiptar çështjen e Çamërisë, si dhe qëndrimet e shtetit shqiptar në  ditët e sotme. Prof. Xhufi përgëzoi fondacionin Çamëria, për gjith aktivitetin botues dhe promovues në  këo vite, i cili filloi mbarë  qysh me ribotimin e “Këngë  popullore nga Çamëria”, të  Fatos Mero Rrapaj, dhe u shtri më  tej me autorë  të  huaj dhe shqiptarë .

Historiani Hajredin Isufi, i mbijetuar i gjenocidit grek, me një  përvojë  të  gjatë  në  hulumtimet arkivore, e cilësoi këtë  libër si një  kryevepër për Çamërinë , me materiale shumë  të  vlefshme.

Ai i bëri të  ditur auditorit vështirësitë  e shumta që  ndeshin studiuesit nëpër arkiva. Për Çamërinë  janë  botuar disa studime me përmbledhje dokumentash, tha Hajredin Isufi. I pari renditet libri i K. Naskës (1999), i dyti është  një  përmbledhje artikujsh përgatitur nga H. Isufi (2007)..

Libri i tretë  është  i Mitat Frashërit, për perudhë n 1923-1926, kur ishte ministër. Dhe i fundit është  pikërisht “Tragjedia Çame”, i autorëve Litaj e Halimi. Të gjitha këto botime kanë  njëfarë  kufizimi përsa i përket perudhave dhe viteve të  përfshira.

Studiuesi dhe shkrimtari Enver Kushi vlerësoi gjithë  përmbajtjen e librit në  tërësi, duke veçuar materialet që  vijnë  nga arkivat e Beogradit. Kushi tha se në  shumë  dokumenta “kam ndjerë  kobin, hingëllimën e kuajve, që  kërkojnë  të  zotët”.

Me shumë  rëndësi, veç të  tjerash janë  dokumentat që  flasin për gjuhën shqipe në  Çamëri, duke cituar Hilë  Mosin, i cili në  një  dokument të  21 marsit 1928, citohet të  ketë  thënë : “Në  gjith Çamërinë  nuk ka snjë  shkollë  fillore…ndërkohë  minoritei grek në  Shqipëri gëzon të  gjitha të  drejtat…”. Zoti Kushi citoi edhe korrespondenca të  diplomatit të  njohur Rauf Fico, si dhe debatin e Mehdi Frashërit, përfaqësues i Shqipërisë pranë Lidhjes së Kombeve në Gjenevë të Zvicrës, me përfaqësuesin grek, Politis.

Dokumentat e përmbledhura në  këtë  libër janë  një apel për gjithë botën demokratike, për forumet e njohura ndërkombëtare të të drejtave të njeriut, tha gazetari Arben Iliazi. Zgjidhja më e keqe qëndron pikërisht në fshehjen e historisë kur, në mënyrë fatale, ajo mohohet si vlerë, që mund t’i bashkojë popujt dhe jo t’i lerë të ndarë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit